Vendosni fjalën kyçe....

Kim përkujton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri: Të mendojmë mbi të kaluarën e gjithnjë për të ardhmen


Ambasadorja amerikane në Tiranë Kim ka përkujtuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së.

Ajo ka postuar disa foto të 30 viteve tyë ceremonisë zyrtyare të rivendosjes së marrëdhënieve ndërsa shkruan se asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët e shqiptarët bashkojnë forcat.

Kim shton më tej në mesazhin e saj se populli shqiptar e ai amerikan janë partnerë e miq të përjetshëm dhe se duhet të mendojnë për të shkuarën e për tyë ardhmen e të punojnë për ta bërë këtë miqësi, partneritet e aleancë më të fortë.

Në ceremoni morën pjesë diplomatë të huaj në vend, ministra të qeverisë e politikanë mes të cilëve edhe kryetari i PD-së, Basha.

“Me ngritjen e flamurit amerikan atë ditë në 1991, Chris Hill dhe Andromaqi Adami përcollën mesazhe të fuqishme. Si një diplomat amerikan dhe e veja e dikujt i cili u vra sepse mbrojti Ambasadën Amerikane, kur ata të dy ngritën flamurin, ata përcollën mesazhin se asnjë dënim, asnjë pengesë, asnjë gënjeshtër nuk mund ta shuajë dëshirën për të qenë të lirë. Ata përcollën mesazhin se asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët dhe shqiptarët bashkojnë forcat. Dhe ata po përcillnin mesazhin se populli shqiptar dhe populli amerikan janë partnerë dhe miq të përjetshëm në rrugën drejt demokracisë dhe çdo qëllimi fisnik që dallon njerëzit e lirë nga ata jo të lirë… Pra, le të mendojmë mbi të kaluarën, le të mendojmë gjithnjë për të ardhmen dhe le t’i përkushtojmë vetët tona ndaj detyrës për ta bërë këtë miqësi, këtë partneritet, këtë aleancë, më të fortën, më të mirën dhe më madhështoren që ka ekzistuar ndonjëherë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në Pritjen e 30 Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores: https://bit.ly/3onUf1T.” – thuhet në mesazhin e ambasadës.