Vendosni fjalën kyçe....

Kozmonauti poston foton spektakolare nga hapësira të shpërthimit të vullkanit në ishullin spanjoll


Kozmonautët rusë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar kanë bërë një fotografi të lumit të llavës që del nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma të Spanjës, duke zbuluar shkallën e madhe të kataklizmës.

Pamja e postuar nga kozmonauti Oleg Novitskiy në Twitter kapi derdhjen vullkanike duke prerë përgjysmë ishullin më veriperëndimor të Ishujve Kanarie dhe duke shkëlqyer më shumë se ndriçimi i vendbanimit aty pranë.

Shpërthimi i Cumbre Vieja filloi më 19 shtator, duke shkaktuar një zhvendosje të madhe në ishullin e populluar nga mbi 85,000 njerëz.

Më shumë se 800 ndërtesa, plantacione me banane dhe infrastuktura të tjera janë shkatërruar ndërsa llava vazhdon të rrjedhë tatëpjetë drejt Oqeanit Atlantik.

Ajo arriti në vijën bregdetare të martën, pranë qytetit Tazacorte, dhe po derdhet në ujë prej disa ditësh. Llava ftohëse tashmë ka krijuar një dalje shkëmbore 500 metra të gjerë në oqean, duke e shtrirë territorin e ishullit më tej në perëndim.

Ekspertët më herët dhanë alarmin se kontakti i saj me ujin e kripur mund të çojë në lëshimin e gazrave toksikë në atmosferë. Por autoritetet  vendase kanë thënë se cilësia e ajrit në ishull mbetet e mirë.