Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: Nga dita e hënë mësimi do jetë pa turne dhe kohëzgjatje normale


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar vendimin që duke filluar nga dita e hënë mësimi do vijojë pa turne dhe me kohëzgjatje normale.

Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore”-tha Kushi.

Pas një jave mësimi me turne dhe kohëzgjatje 25 minuta në javën e dytë mësimi do vijojë normalisht.

Gjatë kësaj jave prindërit firmosën dhe një peticion pasi nuk ishin dakord me formën e zhvillimit të mësimit.