Berisha zbulon disa nga pikat që kërkon të sanksionojë në statutin e Partisë Demokratike në fund të lëvizjes së tij pas mbledhjes së Kuvendit të PD-së.
Në foltoren e Shkodrës, Sali Berisha ka zbuluar tre nga pikat që do provojë të sanksionojë në qoftë se arrin që lëvizja e tij të rezultojë e suksesshme në përpjekje për të larguar Lulzim Bashën nga karrigia e kryetarit të PD-së.
Berisha tha se do kryetari do largohet nga posti nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nëse vendos jashtë forumeve të partisë.
Ndërsa në rast se humbet në zgjedhjet lokale posti i kryetarit shkon në votëbesim.
“Në rast se kryetari vendos jashtë forumeve të partisë është i shkarkuar menjëherë dhe funksionet i merr nënkryetari.
Në rast se humbet zgjedhjet e përgjithshme kryetari largohet automatikisht.
Në rast se humbet zgjedhjet lokale shkon në votëbesim”-tha Berisha.