Sipërfaqja e ishullit La Palma në Spanjë po zgjerohet akoma më shumë teksa ditët kalojnë dhe ai mbetet aktiv. Një ditë më parë llava mbërriti në det duke alarmuar të gjithë për gazrat toksikë që do të çlirohen.
Sipas medieve të huaja Copernicus, programi i vëzhgimit të Tokës i Bashkimit Evropian treguan imazhet e tij satelitore treguan se sipërfaqja e ishullit tashmë ka arritur në 338 hektarë.
Takimi midis lavës dhe detit nuk prodhoi shpërthime të materialit vullkanit, siç lindi frika, por prodhoi gaze potencialisht toksike.
Për të shmangur helmimin, qeveria lokale e ishullit kërkoi nga banorët e disa rretheve të Tazacorte, bashkia ku lava derdhej në det, të izoloheshin në shtëpitë e tyre.