Vendosni fjalën kyçe....

LSI ankimon në Kushtetuese ligjin për vetëqeverisjen vendore, Caka: Rrit abuzimin me pronat publike


Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka nga shkallët e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se kishte depozituar padinë për shfuqizimin ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Sipas funksionares së LSI-së, ligji synon të ndryshojë kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe kërkon të tjetërsojë pronat publike në favor të të tretëve pa kritere.

Sot ishim në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar një kërkesë lidhur me shfuqizimin e ndryshimeve dhe shtesave që atakojnë ligjin për qeverisjen vendore. Është një ligj antikushtetues i miratuar nga mazhoranca e mëparshme që fatkeqësisht është dhe mazhoranca aktuale. Në mënyrë të përmbledhur më lejoi të shpjegojë të asaj çfarë përmban ky ligj antikushtetues në gjykimin tonë.

Ligji synon të ndryshojë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave publike në favor të të tretëve. Ligji i ri synon ta tjetërsojë këtë kompetencë. Mbi të gjitha tjetërsimi jo vetëm që bën ndarjen e tjetërsimit të dhënies së pronës publike nga dhënia në përdorim, por njëkohësisht synon që këto kompetenca ti bëjë në mënyrë jo transparente, pa kritere dhe çka e bën një praktikë abuzive në duart e kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të këshillave bashkiakë.

Ndryshimi i dytë që na shqetëson më tepër është shumica me të cilat kryhet vendimmarrja, ligji i vjetër kërkonte një shumicë të cilësuar, ligji i ri kërkon një shumicë të thjeshtë.

Ishte komisioni i Venecias ai që rekomandonte se çështje me interes publik, duhet të kalonin përmes votimit me shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë, është ky kontroll, zëri ndryshe ai që përcakton se cili është interesi më i madh i qytetarëve. Ne nuk duhet të heqim dorë nga votimi me 3/5 dhe 2/3.

Vendimmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku të përfshihet dhe opozita dhe mazhoranca, por kjo është një praktikë e ndjekur shpesh nga mazhoranca aktuale dhe ndaj sot ne jemi këtu si qytetarë dhe si politikanë.

LSI ka në plan të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një masë të madhe ligjesh që i kemi punuar gjatë kësaj kohe. Ne duhet të mos mbesim më në rrafshin e denoncimeve, çdo ligj që ne e konsiderojmë që shkel interesin e qytetarëve”, tha Caka.