Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme.
Një drejtues motori ka përplasur një kalimtar teksa ecte në anës të rrugës.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur parku i automjeteve.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas autoambulanca e ka dërguar atë në spital.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Shkelqim Kondi, po jep dëshminë e tij në polici.