Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarëve i mbaron marrëveshja me qeverinë, në nëntor nuk marrin më pagë, i bëjnë thirrje Ramës të ulen në tryezë


Këtë muaj skadon afati prej 1 viti pagesë për naftëtarët e Ballshit të cilët kishin muaj të tërë pa u paguar nga puna e tyre në rafinerinë e Bllashit.

Nëse muajin tjetër nuk gjendet sërish zgjidhje do të mbeten pa pagesë sërish.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj i ka bërë thirrje Ramës dhe qeverisë që të ulen në tryezë për një zgjidhje.

Ai thekson se edhe pakti i vitit të kaluar nuk ishte zgjidhje nga ana financiare pasi 550 naftëtarë nuk dalin në pension.

“Kemi pasur një marrëveshje, i qëndruam paktit, për 1 vite jemi paguar, tetori muaji i fundit, Rama është shprehur se nuk do i flakë naftëtarët, shpresojmë të marrë vendimin e duhur. Vendimi, i kemi qëndruar paktit, vendimi jepet në fund të muajit, muajin tjetër nuk marrim pagë.

Vendimi është i gjithë naftëtarëve, për çdo vit vijmë, ja kemi shprehur kabinetit që pakti nuk është zgjidhja jonë. 550 punonjës nuk dalin pension. Nuk është zgjidhje kjo, nga anafinanciare. Falenderojmë Ramën, por nuk është zgjidhje kjo.

E kemi lidhur jetën tonë me naftën, rafinerinë. I kemi qëndruar paktit, tani palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje‘’- tha Sokol Dautaj.

Ndërkohë naftëtarët prej ditësh shkojnë para uzinës së naftës në Ballsh pasi pretendojë se kamionë të disa kompanive nënkontraktore vijnë për të marrë çfarë ndodhet aty.

Sot edhe disa ditë të tjera kemi ardhur pasi kompani nënkonktraktore mund të kenë vendim gjyqi për të likuiduar që kanë nga borxhi, në mëngjes kamionë për të marrë mallin në portin e rafinerisë, kur ju erdhën. Nuk do bëjmë rolin e maces me miun, kushdoqoftë debitorët apo borxhlinjtë e radhës. Kemi dhe ne një urdhër sekuestro për kompaninë ARMO që thuhet se i ka shitur aksionet e saj.

Na vjen për t’u çuditur kur vijnë mediat ikin kompanitë. Le të qëndrojnë këtu e të japin shpjegime. Le të marrin mallin dhe nëse janë borxhlinj. Ne kemi borxh këtu 10 milion euro. Disa kolegë na njoftuan, s’duam që të vihet dorë në këtë rafineri pa u shprehur instancat e duhura.”- tha Dautaj.