Qeveria shqiptare ka blerë energji me një çmim rekord dhe pesëfish me shtrenjtë se vitin e shkuar. Në ankandin për blerjen e energjisë për javën e parë të tetorit, OSHEE ka paguar 240 euro për megavat/orë.
Vendi po rrezikon të hyjë me shpejtësi në një krizë të rëndë energjitike që do ketë pasoja të rënda financiare dhe rrezikon kthimin e kufizimeve në vend, shkruan MCN.
Pavarësisht rritja shokuese të çmimeve, OSHEE nuk ka mundur dot të sigurojë gjithë energjinë e nevojshme për të furnizuar vendin duke lënë të pambuluar periudhën pik, fashën nga ora 18 deri në 22 të darkës.
Kompania pritet të kërkojë të blejë sërish energji për këtë fashë duke hapur një tjetër procedurë, megjithatë rrezikui riktimit të kufizimeve të energjisë në vend është i vërtetë.
Kriza e energjisë po përhapet me shpejtësi në mbarë botën me Kinën që po ndjen e para peshën e kufizimeve. Pekini zyrtar i kërkoi ndihmë Rusisë për energji pasi pjesë të mëdha të vendit janë përballur me mungesa.