Vendosni fjalën kyçe....

Pasi u deklarua i humbur, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten (FOTO)


Një burrë i cili ishte shpallur i zhdukur në Turqi iu bashkua aksidentalisht grupit që po punonte për kërkimin e tij për orë të tëra, para se të kuptonte se ishte ai personi që ata po kërkonin.

Siç shkruan BBC, ngjarja ka ndodhur në provincën turke të Bursa-s. Beyhan Mutlu kishte pirë me miqtë e tij të martën dhe filloi të endej në një pyll në Bursa.

Pasi ai nuk u kthye në shtëpi, gruaja dhe miqtë e tij njoftuan autoritetet lokale dhe një grup kërkimi u dërgua për të punuar për gjetjen e tij.

Në një moment 50-vjeçari u kryqëzua me grupin e kërkimit dhe vendosi të bashkohej me ta për t’i ndihmuar.

Por kur anëtarët e grupit të kërkimit filluan të bërtisnin emrin e tij, ai u përgjigj: “Jam këtu”. Mutlu u mor mënjanë nga një prej punonjësve të shpëtimit për të dhënë një deklaratë.

“Mos më dëno shumë ashpër, oficer. Babai im do të më vrasë.”- thuhet se ai u tha atyre.

Policia pastaj e çoi zotin Mutlu në shtëpi. Sipas BBC, nuk dihet nëse 50-vjeçari ka marrë ndonjë gjobë për këtë.