Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon Komision Hetimor për çështjen ‘Becchetti’, Duma: Dëmin 120 milionë euro ta paguajë qeveria, jo qytetarët


Ashtu siç ishte njoftuar ditë më parë, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen ‘Beccheti’.

Përveç nënkryetares së PD-së, Duma, në dorëzimin e kërkesës ishin edhe deputetët Gjekmarkaj e Korreshi.

Duma tha për mediat se qëllimi i komisionit është që lekët për dëmshpërblimin e biznesmenit italian të mos paguhen nga taksat e qytetarëve por nga ajo që e shkaktoi dëmin, qeveria Rama.

“Përshëndetje të gjithëve. Sot protokolluam kërkesën zyrtare të PD dhe grupit parlamentar të PD, sa i përket komisionit hetimor të Kuvendit për çështjen ‘Becchetti’. Opinioni publik është i njohur në këtë rast dhe koston mbi 120 milionë euro që shqiptarët duhet t’i paguajnë një kompanie private. Në këtë gjendje që është Shqipëria sot do të duhet të paguajë një borxh tjetër, për një sagë që nisi në vitin 2015 si një sagë hakmarrjeje politike. Ajo ishte një ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit dhe në atë rast, publikoi dasmën luksoze të Veliajt. Kjo çështje nisi për politikë dhe sot rezulton në tre dëme të mëdha. Dëmi i prishjes së një investimi të huaj, moslejimi i fjalës së lirë së një mediaje dhe koston financiare që duhet të paguajmë. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet dhe për të mbyllur një sagë tjetër, ky komision hetimor, ne si anëtarë të këtij komisioni duam të shtrojmë më tepër qartësi dhe që dëmin në fund, duhet të mos e paguajnë shqiptarët që s’kanë asnjë faj, po ata që e nisën me koshiencë këtë dëm.” – tha Duma.