Vendosni fjalën kyçe....

Po shëtiste në park me djalin, Shakira sulmohet nga derrat e egër në Barcelonë


Shakira është sulmuar nga dy derra të egër, ndërsa shëtiste në një park në Barcelonë me djalin e saj tetëvjeçar.

Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët e sulmuan atë, para se t’i kapnin çantën dhe të tërhiqeshin me të në pyll.

Ajo ndau historinë e saj të çuditshme në një seri postimes në “Instagram”.

Ndërsa mbante në duar çantën të shqyer drejt kamerës, Shakira thotë: “Shikoni se si e kanë bërë çantën time dy derra të egër që më sulmuan në park.”

“Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular, kanë shkatërruar gjithçka.”- shtoi Shakira.

Më pas këngëtarja në video i drejtohet djalit të saj: “Milan trego të vërtetën. Trego se si mami jot i qëndroi para derrit të egër”.

Derrat e egër janë kthyer në një problem shqetësues për kryeqytetin katalanas vitet e fundit.