Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohen gjashtë persona në Kukës


Gjashtë persona janë arrestuar në Kukës ndërsa një i shtatë është poceduar në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për transport emigrantësh të paligjshëm.

Gjatë operacionit të koduar ‘Morina’ kanë rënë në pranga B.M., 32 vjeç, J.V., 35 vjeç dhe A. S., 29 vjeç, të tre banues në Tiranë, M.O., 28 vjeç, banues në Kukës, A.S., 26 vjeç, banues në Shkodër e F.F., 52 vjeç, banues në Prishtinë ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë F.M., 54 vjeç banues në Tiranë.

Atyre u janë bllokuar shtatë mjetet me të cilat po kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm.

Njoftimi

“Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Goditen 7 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 6 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Njëri nga të arrestuarit që u kap duke transportuar emigrantë, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, rezultoi person në kërkim nga DVP Korçë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. M., 32 vjeç (i dënuar më parë), J. V., 35 vjeç dhe A. S., 29 vjeç, të tre banues në Tiranë;

-M. O., 28 vjeç, banues në Kukës;

-A. S., 26 vjeç, banues në Shkodër;

-F. F., 52 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi i arrestuar B. M., i cili ka qenë i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, ishte person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në momentin e ndalimi u konstatua se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 automjetet.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.”