Vendosni fjalën kyçe....

PSD-ja e Kosovës kundërshton marrëveshjen për targat me Serbinë: Kurti po kundërshton veten, i hap rrugën Asocacionit


Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion kundër marrëveshjes së qeverisë Kurti me Serbinë për targat e përkohshme.

Aktivistë të saj janë mbledhur pranë godinës së qeverisë duke ngjitur fletushka e duke spërkatus me bojë disa makina qeveritare.

Në një deklaratë për publikun në faqen e PSD-së në Facebook thuhet se kjo marrëveshje është një katalizator për Asocacionin e komunave serbe.

Në reagim theksohet se trajtimi i ndarë mbi targat ka parasysh kriteren etnike e territoriale që janë kritere të Asocacionit. Sipas PSD-së, edhe pse qeveria thotë se targa të tilla janë të paligjshme, sërish i njeh me marrvëeshje.

“Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin. Marrëveshja që u nënshkrua dje, e ka edhe mbrapa edhe përpara Asociacionin. Është edhe në logjikën e Asociacionit. Trajtim i ndarë mbi targat ka parasysh kritere etnike e territoriale, kritere të Asociacionit. Targat e tilla janë ilegale, thotë Qeveria, por në të njëjtën kohë i njohim me marrëveshje. Do të mund të flitej për reciprocitet të plotë në targa sikur Kosova të prodhonte targa për shqiptarët e Luginës, dhe këtë ta pranonte Serbia. Por jo, është vetëm veriu i vendit që po trajtohet në mënyrë të diferencuar. Marrëveshja për targat është kthim mbrapa në dialogun teknik. Kosova po dialogon për targa e letërngjitëse, dhe jo për marrëveshje finale. Mbi të gjitha, kjo marrëveshje është katalizator për formimin e Asociacionit. Një gjë të tillë tashmë e bëri të qartë shprehimisht zyra e shërbimit të jashtëm të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo sepse Qeveria po këmbëngulë në zbatimin e një marrëveshjeje të Brukselit, tash marrëveshjet e tjera presin. Asociacioni ndër të parat.” – thuhet në reagimin e PSD-së.