Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Bota duhet të bashkëpunojë që t’i bëjë ballë sfidave dhe problemeve të përbashkëta


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi deklaroi se bashkëpunimi është i rëndësishëm për sfidat me të cilat përballet bota.

Siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh. Por vendi im është mes vendeve më të vogla në botë. Nevoja ndaj është shumë e madhe. Do të përpiqem që t’i rezistojë tundimit dhe të përmbush këtë nevojë pa qenë i mërzitshëm, dhe shpresojë që mos të mërziteni. Mendoj se globalizmi është këtu, për aq kohë sa ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh, pavarësisht hezitimeve dhe refuzimeve. Aksioni shumëpalësh duhet të ngelet për bashkëpunim. Të gjithë e dimë se ngrohja globale nuk është thjesht çështje e klimës, por dhe e zhvillimit. Për forcimin dhe paqen. Sa më efektivisht do të mëremi me të, aq më mirë do të parandalojmë përmbytjet, katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID-19, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë, krahasuar me luftërat botërore. A jemi në gjendje të mëremi të vetëm me këtë luftë?1 Jo!”-tha Rama.

Më tej Kryeministri foli për politikat e mjedisit, sigurinë dhe solidaritetin mes popujve.

Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

Ne kemi përjetuar solidaritetin e Emirateve të Bashkuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ata ishin të parët që shprehën solidaritetin jo vetëm me fjalë por me vepra. jam shumë krenar ta përmbyll këtë që t’ju them se Shqipëria u ka qëndruar pranë popullit afgan në lidhje me atë që ndodhi atje. Qeveria shqiptare mori përsipër për të pritur deri në 4000 afganë. Më kanë pyetur Pse? Duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Ne e bëmë sepse u detyrohemi fëmijëve tanë, ata nuk duhen rritur në një mjedis ku u thuhet të mbyllin dyert, ata duhet të mësojnë përmes veprave dhe jo fjalëve”- tha Rama.