Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Abu Dhabi është takuar edhe me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell.
Kryeministri Rama shkruan se ka folur për Samitin e ardhshëm mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si dhe konfliktin e hapur të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut ku peng është dhe Shqipëria.
“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama.