Vendosni fjalën kyçe....

“Rikthimi i shkollave në normalitet, jo orë mësimi nga 25 minuta” – Prindërit nisin mbledhjen e firmave për peticionin


Prindërit e nxënësve të shkollave të Tiranës janë organizuar për të mbledhur firmat e peticionit që kundërshton zhvillimin e orëve të mësimit nga 25 minuta.

Ata kanë ngritur disa stenda për mbledhjen e firmave e njoftojnë se prindërit që nuk kanë mundësinë të shkojnë në shkolla për të firmosur, mund ta bëjnë këtë gjë në stendat që do jenë nesër pasdite në orën 17:30 te Pazari i Ri si dhe të shtunë e të diel te diga e Liqenit Artificial.

Pas rifillimit të shkollës në mbarë vendin më 27 shtator një pjesë shkollash e zhvillojnë mësimin me turne dhe me orë mësimore nga 25 minuta.