Vendosni fjalën kyçe....

“The Albanian Virgin” – Regjisori Bujari Alimani garon në Festivalin Ndërkombëtar të Varshavës me filmin e fundit (Video)


Regjisori Bujar Alimani prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Varshavës me prurjen më të re, filmin e titulluar ‘The Albanian Virgin’.

Skenari i filmit është shkruar nga Katja Kittendorf ndërsa produksioni mban firmën e Elsani & Neary Media GmbH në bashkëpunim me Potemkino Port, 90 Production, Circle Production e ZDF/ARTE.

Trajleri i fimit është prodhuar nga Roger Kleiber.

Historia e filmit zhvilloyhet në vitin Shqipërinë e vitit 1958. Një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Personazhi kryesore, Luana është vajza e një njeriu të respektuar, ndërsa shoku i saj, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u internuan larg nga qyteti nga regjimi komunist.

Pavarësisht rrethanave të pafavorshme, të dy ruajnë e miqësinë e tyre për 10 vjet. Si një grua e re Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë.

Filmi pritet të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, një veprimtari që zhvillohet në datat 8-17 tetor 2021.