2 drejtuesh mjetesh janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ndërsa 17 leje drejtimi janë pezulluar 24 orët e fundit në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të policisë në rrugën Sauk-TEG janë kapur 11 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara të cilëve iu hoq leja e drejtimit nga 1 në 12 muaj.
Me gjoba nga 2 mijë në 4 mijë lekë të reja ajnë ndëshkuar 10 drejtues mjetesh. Për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit janë vendosur 16 gjoba nga 5 deri në 15 mijë lekë të reja.