Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Durrësit kujtohet të shembë shkollën e dëmtuar nga tërmeti pas 2 vitesh dhe pikërisht tani që filloi viti i ri shkollor (FOTOT)


Gati dy vjet pas tërmetit të 26 Nëntorit të 2019-ës, Bashkia e Durrësit është kujtuar sot që të shembë një nga shkollat që pretendohet se është e dëmtuar nga tërmeti.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kryebashkiakja Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ndan disa foto nga aksioni i IMT-së.

“Në vazhdën e operacionit të rindërtimit, IMT e Bashkisë së Durrësit e ndihmuar nga policia bashkiake shembën shkollën e mesme në njësinë administrative të Manzës. Në të njëjtin vend do të ndërtohet shkolla e re me kushte bashkëkohore e standarte të larta sigurie që do t’i shërbejë nxënësve të kësaj njësie.”- shkruan zonja Sako në Facebook.

Ky operacion vjen në kohën që shkollat duhej të kishin përfunduar së riparuari apo rindërtuari dhe në nisje të vitit të ri shkollor.

Jo vetëm 250 nxënësit e kësaj shkolle, por shumë të tjerë do të vijojnë të përjetojnë edhe një vit tjetër, “makthin” e zhvillimit të mësimeve me turne në shkollat pritëse.