Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja: Papunësia në kulm, në 5 zona në Elbasan nuk ofrohet asnjë vend pune


Duket se ashtu sikurse i ka urdhëruar kryetari Lulzim Basha, deputetët e PD-së kanë filluar të zbresin në terren e të njihen nga afër me problemet e banorëve.

Këtë mëngjes, deputeti i Librazhdit dhe Prrenjasit, Lefter Gështenja, thotë se në zonën që ai është deputet papunësia ka arritur kulmin. Sipas tij, në 5 zona në Elbasan nuk ofrohet asnjë vend pune.

“Qeveria e ka shndërruar në tokë të djegur Librazhdin, Prrenjasin, Cërrikun, Peqinin, Belshin. Nuk ka asnjë vend pune që të rinjtë, të diplomuarit, profesionistët të mund të punojnë, te fitojnë dhe të jetojnë në zonën tonë.

Shikoni të dhënat e vetë qeverisë së papunësisë nga Agjencisë Kombëtare e (Sh)Punësimit.

Në Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh nuk ka asnjë vend pune të lirë as në shtet, as në privat. I vetmi vend pune është në Gramsh.

Treva jonë duhet të ishte ndër më të pasurat e vendit dhe të siguronte me mijëra vende pune në turizëm, bujqësi, tregti apo industri të vogla.

Ky është një realitet që sjell vetëm shpopullim, varfëri, nënshtrim. Ndryshimin e kemi në dorë vetë! Duhet ndryshim me demokratët.”- shkruan deputeti demokrat.