Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër karantinës Covid-19 në Zelandën e Re, prifti u prin: Na kanë futur në burg për një krim që s’e kemi kryer (Video)


Një grup i madh demonstruesish u mblodhën në një park të madh në Auckland, Zelanda e Re për të protestuar kundër masave të vazhdueshme të bllokimit të Covid-19 në vend.

Shumë nga protestuesit mbërritën të hipur mbi motor e drejtoheshin nga një udhëheqës i kishës lokale.

Rreth 2,000 persona morën pjesë në protestë ku u kërkua përfundimi i bllokimeve. Një karvan motoçikletash i udhëhequr nga Brian Tamaki-një aktivist i zëshëm kundër bllokimit i cili drejton kishën Pentecostal me qendër në Auckland – ishte ndër të parët në vendngjarje.

Në protestën paqësore, Tamaki mbajti një fjalim të zjarrtë 40 minutash duke denoncuar urdhrat drakonianë të mbylljes, të cilat kanë mbetur në fuqi në Auckland për gati dy muaj rresht.

“Auckland po mbetet i bllokuar për 50 ditë me radhë. Ne kemi qenë në paraburgim në shtëpi. Kjo është e njëjta gjë që u bëjnë të burgosurve që kanë bërë një krim. Është një alternativë për të shkuar në burg.” – tha ai.

“Unë kam qenë i mbyllur për më shumë se 50 ditë në shtëpinë time dhe nuk kam bërë asnjë krim. Unë nuk kam bërë asgjë të keqe dhe jam ndëshkuar. Jemi të penalizuar.Nuk mund të dal jashtë sepse fqinji më spiunon. Nuk mund të ngas makinën e të iki të marr pak qumësht sepse policia mund të më arrestojë.” – shtoi ai.