Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen në Tiranë ku një 26-vjeçar ka qëlluar me thikë në banesë një shtetase të huaj dhe më pas është hedhur nga lartësia.
26-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. kurse 31-vjeçarja me iniciale J.J u dërgua në spital po nuk i mbijetoi plagëve.
Ngjarja ndodhu në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore.
“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.