Qindra protestues u mblodhën sërish ditën e sotme për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim
Ata u mblodhën rreth orës 18:00 të ditës së sotme, ndërsa bënin thirrje kundër vaksinës.
Pjesë e këtij marshimi ishte edhe avokati Altin Goxhaj, i cili është shprehur të gjithë duhet të protestojnë kundër kryerjes së vaksinës me detyrim.
“Poshtë diktatura. Ne nuk do të prodhojmë asnjë incident që të mos i japim mundësinë Edi Ramës që t’i thotë Sorosit, ja unë e bëra atë që deshe. Ne do të fillojmë këtu protesta. Policë, zgjohuni nga gjumi….”, është shprehur Altin Goxhaj.