Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërkon rikthimin e llogarisë së Twitterit nëpërmjet Gjykatës Federale


Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal që të urdhërojë kompaninë Twitter t’ia aktivizojë llogarinë e tij në këtë rrjet social.

Twitter e kishte bllokuar llogarinë e Trumpit për shkak të trazirave në muajin janar në Kongresin amerikan.

Ndalimi i përhershëm i Trumpit nga Twitter pati nxitur debat nga mbështetësit, por edhe kundërshtarët e kësaj mase, të cilët thonin se një vendim i tillë shpërfaq fuqinë e kompanive të teknologjisë amerikane në debatin publik të vendit.

Në kërkesën e tyre të paraqitur në gjykatën federale amerikane në Florida, avokatët e Trumpit thanë se vendimi i Twitterit ishte i “detyruar” nga ligjvënësit e Kongresit.

“Twitter ushtron një shkallë të fuqisë dhe kontrollit mbi debatin politik në këtë vend”, thanë avokatët e Trump në dosje.