Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpërndarë buletinin me të dhënat e fundit të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë dhe kanë rezultuar me Covid 549 shifra të cilat tregojnë një ulje nga ditët e tjera.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4,279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.
Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç.
Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (02 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 865
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,279
Testime totale 1,211,134
Raste pozitive 171,327
Raste të shëruara 159,439
Raste Aktive 9,178
Humbje jete 2,710
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4045
Durrës 977
Fier 793
Shkodër 774
Vlorë 540
Elbasan 486
Berat 351
Lezhë 367
Korçë 240
Kukës 209
Gjirokastër 218
Dibër 178