Qeveria zvicerane ka njoftuar se do të fillojë të ofrojë certifikata dhuratë për njerëzit që sjellin një “mik, fqinj, koleg pune ose anëtar të familjes” për t’u vaksinuar, në një përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit në vend.
Zvicra, deri më tani, ka vaksinuar mbi 58% të popullsisë së saj, duke i dhënë asaj një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Kjo e ka shtyrë qeverinë të kërkojë mënyra për të rritur numrin e vaksinimit mes atyre që ende nuk kanë marrë një dozë nga vaksina anti-Covid.
Duke shpallur skemën e re të Premten, qeveria zvicerane tha se “të gjithë mund të ndihmojnë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose anëtar të familjes për përfitimet e vaksinimit”, duke shtuar se “bashkëpunimi i popullatës duhet të shpërblehet”.
Individëve që marrin një vaksinë Covid në të ardhmen do t’u kërkohet të përmendin një person që i nxiti ata të bëjnë vaksinën. Individi i përmendur më pas do të marrë një certifikatë dhuratë me vlerë 50 franga zvicerane (53.68 dollarë) që mund të përdoret në kinema, restorante apo diçka tjetër.
Zyrtarët zviceranë deklaruan se qasja e re ishte e nevojshme pasi, ekziston ende shqetësimi për situatën në njësitë e kujdesit intensiv, pavarësisht numrit në rënie të të infektuarve.
Skema qeveritare do të bëjë që zyrtarët të vënë në dispozicion 150 milionë franga për certifikatat e dhuratës.