Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson premton të përmirësojë ekonominë pas Covid-19


Kryeministri britanik Boris Johnson është zotuar se konservatorët do të “ndryshojnë dhe përmirësojnë” ekonominë pas pandemisë.

Siç shkruan BBC, kryeministri tha se vendi nuk mund të “kthehet siç ishin gjërat” para Covidit.

Ai ka akuzuar industrinë e transportit si shumë të varur nga emigracioni me pagesë të ulët, mes mungesave në stacionet e benzinës. Ushtria do të fillojë shpërndarjen e benzinës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga e hëna.

Dyqind ushtarakë, 100 prej tyre shoferë, do të ofrojnë mbështetje “të përkohshme” për të lehtësuar presionin.

Qeveria ka njoftuar gjithashtu 5,000 viza të përkohshme për drejtuesit e kamionëve të huaj për të kompesuar mungesën e shoferëve të kamionëve të përkeqësuar nga Covidi, Brexit dhe faktorë të tjerë.

Megjithëse industria dhe partitë opozitare i kanë hedhur poshtë këto shifra si të papërshtatshme, Johnson ka thënë se importimi i shoferëve nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Duke folur të Shtunën, ai tha: “Ajo që ne nuk duam të bëjmë është të kthehemi në një situatë në të cilën ne në thelb kemi lejuar që industria e transportit rrugor të mbahet me rroga të ulëta për imigrantët.”

Ai shtoi se një “qasje masive e imigrimit” e kishte bërë sektorin më pak tërheqës duke ulur pagat dhe “cilësinë e punës”.

“Njerëzit nuk e duan këtë. Ata duan që ne të jemi një ekonomi e paguar mirë, me aftësi të mira, me shumë prodhimtari dhe atje po shkojmë”. Megjithatë, ai nuk përjashtoi dhënien e më shumë vizave të përkohshme, duke thënë se situata do të mbetet “nën shqyrtim”.