Një 40-vjeçare ka humbur jetën në Pukë në një ngjarje që dyshohet aksidentale.
Gruaja me iniciale D.K., banuese në fshatin Mesul dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronësi të saj.
Ajo ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Njoftimi
“Informacion paraprak.
Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”