Vendosni fjalën kyçe....

E mbajti të fshehtë për muaj me radhë, Donald Trump zbulon cilën nga vaksinat ka bërë


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer, kundër COVID-19 para se të largohej nga detyra. Ai ka shtuar se mund të marrë një dozë tjetër, nëse mendon se është e nevojshme.

Në një intervistë për Yahoo Finance Live të botuar të shtunën, Trump tha: “Epo, unë mora Pfizer-in, por do të isha shumë i lumtur me secilën prej vaksinave.”

Trump nuk e kishte zbuluar më parë se cilën nga vaksinat kishte marrë. Ai dhe Zonja e Parë Melania u vaksinuan në muajin janar para se Trump të linte zyrën, por nuk e zbuloi se ishte vaksinuar deri në Mars.

Ish-presidenti Trump u infektua me COVID vjeshtën e kaluar në kulmin e fushatës presidenciale 2020.

“E pata, u shërova shumë mirë. Unë nuk mendoj se e kam përjetuar siç thanë mediat, e dini, ata do të përpiqen ta bëjnë të vështirë.”- tha Trump. “Nuk është e këndshme, por e pata atë.”

Presidenti aktual Joe Biden gjithashtu zgjodhi vaksinën Pfizer dhe mori dozën e tij të parë dhe të dytë përpara kamerave në muajin dhjetor dhe janar 2020, para se të merrte detyrën.