Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në Krujë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rret orës 19:45.
Viktima me iniciale I.C. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ka qenë duke kryer punime në banesë.
Njoftimi
“Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”