Vendosni fjalën kyçe....

I moshuari në Fier qëllon me armë pulën e komshiut që iu fut në oborr, procedohet penalisht


Një 66-vjeçar nga Radostina e Fierit po përballet me drejtësinë për shkak të vrasjes së pulës së një fqinji.

66-vjeçarit me inicialet P.A, akuzohet se ka qëlluar një pulë, që lëvizte në oborrin e tij të shtëpisë. Por kjo gjë i ka shqetësuar fqinjët të cilët kanë thirrur menjëherë policinë.

Uniformat blu pas mbërritjes në vendngjarje kanë gjetur pulën të ngordhur në tokë, ndërsa kanë kryer edhe verifikimet për armën e gjahut që kishte përdorur 66-vjeçari, e cila rezultoi me leje.

“U procedua penalisht shtetasi P. A., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka gjuajtur një shpendë në tokën e tij me armën e gjahut që kishte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e policisë.