Vendosni fjalën kyçe....

“Lajm ende i pabesueshëm”- Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pedagogut Sinoimeri


Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të pedagogut Agim Sinoimeri.

Meta thotë se lajmi i hidhur është ende i pabesueshëm për të, ndërsa shprehet se profesor Sinoimeri rrezatonte gjithmonë mirësi dhe optimizëm, duke i bërë për vete të gjithë.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Sinoimerit është ende i pabesueshëm për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, që patën fatin ta njohin nga afër dhe të ndanin miqësi me të. Ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.

Duke i dhënë lamtumirën e fundit, dje i shpreha ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij të mrekullueshme Ardjanës dhe dy djemve Tonit dhe Gjergjit, për këtë humbje të pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij.
U prehsh në paqe Agim Sinoimeri!”-
shkruan presidenti Meta.

Agim Sinoimeri u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 70-vjeçare.