Vendosni fjalën kyçe....

Mendonte se po i shkruante mikut të saj të vjetër, Jennifer Garner i dërgon selfie numrit të gabuar


Aktorja Jennifer Garner ka zbuluar për ndjekësit e saj në “Instagram” se i ka dërguar një selfie gabimisht një të panjohuri.

E gjitha filloi kur ajo u përpoq t’i dërgonte një mesazh ish-kolegut të saj, Carl Lumbly. Për t’i provuar atij se kush ishte duke i shkruaj, Garner i dërgon një foto selfie por kishte gabuar numër dhe fotoja i kishte shkuar një të panjohuri.

“Numri i gabuar” – i përgjigjet personi në anën tjetër. “Ha ha ha”- u përgjigj Garner fillimisht, duke shtuar: “Epo kjo jam unë”.

Pas këtij momenti të sikletshëm, Garner postoi një screenshot të gafës së saj në Instagram. Me sa duket, dy miqtë dhe kolegët e vjetër nuk kishin folur për një kohë të gjatë dhe numri i telefonit që kishte Garner nuk ishte më i Lumbly-t.

Në postimin e saj, me shaka Garner vë hashtagun: “Nëse Ju Punoni Me Carl Lumbly, ju lutem tregojini se po e kërkoj”.