Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e 2 tetorit në kryeqytetin italian Romë, duke shkaktuar shembjen e një pjesë të Urës së Industrisë, e njohur ndryshe edhe si “Ura e Hekurt”.
E ndërtuar më vitet 1862-1863, Ura e Hekurt është një nga pikat e referimit e lagjeve Ostiense e Portuense.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk raportohet asnjë person i plagosu, por e gjithë ka mbetur pa energji elektrike.
Gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar rrëfimet dramatike të banorëve.
“Dëgjuam një zhurmë, erën e gomës dhe gazit të djegur. Menjëherë dritat u fikën dhe ne dolëm në rrugë.”- tregon një qytetar.
“Ne gjithashtu dëgjuam thirrje për ndihmë që vinin nga kampet përgjatë Tiberit – thotë një tjetër – pastaj pamë flakët. Pak nga pak pamë që zjarri po rritej dhe kishte mbërthyer urën”.
Ura e hekurt ishte përfshirë më parë nga flakët edhe në vitin 2013. Asokohe zjarrfikësit gjejnë tre bombola gazi dhe katër kampe njerëzish të pastrehë, të cilët ende nuk janë gjetur.
Në atë kohë ura ishte mbyllur për tre ditë. Këtë herë do të zgjasë më shumë.