Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit në SHBA kërkojnë ndalimin e lutjeve drejtuar perëndive Azteke në shkolla: Është fyese e jokushtetuese


Prindërit në Kaliforni, SHBA kërkojnë ndalim ligjor kundër lutjeve drejtuar perëndive Azteke në shkollat ​​publike. Kurrikula shkollore thuhet se u quajt ‘haptazi jokushtetuese’ nga ‘Thomas Moore Society’, e cila përfaqëson prindërit e shqetësuar.

Tre prindër në Kaliforni kanë ndërmarrë veprime ligjore për të ndaluar që nxënësit e shkollave publike të detyrohen t’u luten disa hyjnive Azteke si pjesë e kurrikulës së shtetit, raporton Fox News.

Sipas mediave, çështja në fjalë doli në fillim të këtij viti kur një studiues i quajtur Chris Rufo thirri një ‘aspekt të veçantë të kurrikulës së studimeve etnike të shtetit’ që sugjeron luje drejtuar Tezkatlipokës, një perëndi Azteke.

Prindërit e shqetësuar thuhet se përfaqësohen nga ‘Thomas More Society’, e cila tha se modeli i kurrikulës është ‘haptazi antikushtetues’.

“Klientët tanë nuk janë kundër që studentët të mësojnë për kultura dhe fe të ndryshme, përfshirë praktikat e Aztekëve,” tha Paul Jonna, përfaqësuese e ‘Thomas More Society’.

“Por kurrikula model e miratuar e Bordit të Edukimit të Shtetit të Kalifornisë shkon përtej asaj duke i drejtuar nxënësit t’u luten hyjnive Azteke. Kjo pjesë e Kurrikulës Model të Studimeve Etnike nuk është vetëm fyese, por haptazi jokushtetuese.”