Vendosni fjalën kyçe....

Shahet sërish presidenti amerikan, tifozët në garat me makina këndojnë: Të q**sha Joe Bidenin (Video)


Një fragment i një interviste me fituesin e Garave të Serisë NASCAR Xfinity në Talladega, Brandon Brown, u bë virale pasi një reporter i NBC thuhet se ka dëgjuar thirrjet fyese që zhurmonin nga tribunat.

“Ia dolëm!” – bërtiti Brown në kamera gjatë një interviste drejtpërdrejt menjëherë pasi u shpall fitues i garës së së shtunës. Sidoqoftë, thirrjet nga turma ishin edhe më të forta, me tifozët në ekstazë që bërtisnin qartë ‘Të q**sha Joe Biden!.”

Gazetarja e NBC Sports i pohoi thirrjet, megjithëse u përpoq të kontrollonte dëmin.

“Brandon…siç mund t’i dëgjoni thirrjet nga turma:” Jepi Brandon!” – tha ajo, duke shkaktuar një valë talljesh në Twitter.

Videoja me sa duket u bë virale pasi u shpërnda nga vetë NASCAR, por më vonë u fshi pa shpjegim.

Kjo nuk është hera e parë që thirrje të tilla fyese dëgjohen në stadiume ose veprimtari sportive. Pak ditë më parë në një ndeshje bejsbolli, tifozët bënë të njëjtat thirrje ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë.