Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Durrës/ Pas një sherri, 44-vjeçari merr armën dhe qëllon në drejtim të shtëpisë së tjetrit


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më herët në qytetin e Durrësit. Mësohet se 44-vjeçari me inicialet S. M., pas një konflikti me një 29-vjeçar, ka marr armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtëpisë së këtij të fundit.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje.

“Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.”– bën me dije policia.

Uniformat blu sqarojnë se i dyshuari pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.