Vendosni fjalën kyçe....

Tre humbje jete, 467 raste të reja me koronavirus në vend


Tre pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusi e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2713 që prej nisjes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 70 vjeç. Nga 2592 testime të kryera janë gjetur 467 raste të reja.

Në spitale po marrin trajtim 182 pacientë nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.