Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i viktimave nga Covidi në Kosovë, 23 raste të reja të infektuar


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërkohë që 114 persona janë shëruar brenda 24 orëve të fundit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e cila bën me dije se janë administruar edhe 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sakaq, mësohet se një nga viktimat është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Gjilani. Ndërsa, viktima tjetër është një burrë mbi 80-vjeç nga Lipjani.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995 Në total numri i rasteve aktive është 2.237.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!