Nënkryetari i LSI-së, Vasili, shkruan se deklaratat e Ramës për krizë energjitike kanë të bëjnë me një plaçkitje të re të qytetarëve.
Vasili shkruan se qeveria është krenuar për suksese në fushën e energjitikës e ka ngjitur në majë të partisë drejtuesit e saj, sot flet për krizë.
Ai shton më tej se deklaratat e Ramës për krizën energjitike janë në fakt një stisje për të grabitur shqiptarët e për të mbushur arkaty e zbrazura të shtetit.
“Nuk eshte Krize e re energjitike, por plaçkitje e re e qytetarëve! Dje vetëm 24 orë më parë ne Abu Dabi Edi Rama s’foli as një fjalë për krizë energjitike, që po flet sot pas 24 orëve bile tha : “që do të behemi eksportues neto të energjisë”. Rama në 15 prill 2021 deklaronte:
“Ne s’do harxhojmë asnjë lek më për të blerë energji, por do të shesim energji. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjumë”.
Kemi degjuar vetem per “suksese te papara” në energjitike bile edhe drejtuesit e saj, që nga ministra e drejtorë KESH-i kanë hipur në majë të partisë së rilindjes për meritat e medha në energjitike. Nga sot ne nesër papritmas dhe çuditërisht Edi Rama po na flet për “krizë apokaliptike” energjitike. Po na thotë edhe që do ta përballojë Krizën Energjitike siç përballoi Pandeminë. Kjo do të thotë na mori lumi me keq seç na ka marrë. Duke parë deklaratat e mëparshme dhe “sukseset bubulluese” në energjitikën e Edi Ramës kjo krize duket qartë që është një stisje për një grabitje të re të xhepave të qytetarëve e për të mbushur arkën e badërdisur të shtetit nga rilindja. Arka e shtetit e boshatisur dhe plaçkitur nga milionat e grabitura për zgjedhjet, koncesionet, borxhet ndaj kompanive arbitrazhet e humbura dhe borxhi publik real prej gati 100%, kërkon tani që të mbushet nga Rama. Kjo nuk është krizë e re, por plaçkitje e re e qytetarëve.”