Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë në orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki:
119 në Tiranë, 13 në Lushnjë, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.
Janë 8655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 185
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3067
Testime totale 1,216,793
Raste pozitive 172,001
Raste të shëruara 160,628
Raste Aktive 8655
Humbje jete 2,718
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3847
Durrës 906
Fier 733
Shkodër 654
Vlorë 543
Elbasan 474
Berat 370
Lezhë 335
Gjirokastër 233
Korçë 203
Kukës 185
Dibër 172