Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në këtë qytet ku mbetën të vrarë dy persona.
Rezulton se të dy personat kanë qenë me precedent të mëparshëm penal.
Njoftimi:
Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.
Si pasojë, Bitri, rreth 40 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri, Çollaku, mbërriti më plagë të rënda në spitalin Rajonal Elbasan, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volvo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.