Vendosni fjalën kyçe....

Fluturimi misterioz, avioni i vogël bën ulje të detyruar në Vermosh, dy personat në bord i merr fuoristrada e ikin me shpejtësi


Një avion i vogël privat ka bërë ulje të detyruar në Vermosh. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Nuk dihet se çfarë po transportonte mjeti ndërsa dy personat që kanë qenë në bord, piloti dhe një bashkëudhëtar nuk i kanë lejuar banorët e zonës që t’i afrohen avionit.

Pas rrëzimit, piloti ka provuar të ngrejë sërish në ajër avionin po nuk ka mundur. Më pas të dy janë marrë nga një mjet fuoristradë dhe janë larguar me shpejësi nga vendi i rrëzimit.

Nuk dihet se çfarë po transportonte avioni i vogël dhe pse dy personat në bord janë larguar nga vendi pa ardhur policia.

Njoftimi

“Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël. Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.”