Vendosni fjalën kyçe....

Bëri karikaturën e profetit Muhamed dhe mori kërcënime me vdekje, vdes në aksident karikaturisti suedez


Lars Vilks

Ndahet nga jeta pas një aksidenti me makinë, artisti suedez që skicoi kokën e Profetit Muhamed në trupin e një qeni ka vdekur.

Siç shkruan BBC, Lars Vilks thuhet se po udhëtonte me një makinë civile të policisë e cila u përplas me një kamion, pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën gjisthashtu dy policët, ndërsa mbeti i plagosur shoferi i kamionit.

Artisti 75 vjeçar, jetoi nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë mbi karikaturat e tij.

Karikatura e tij më e famshme, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë muslimanë që e konsiderojnë paraqitjen vizuale të Profetit si blasfemi. Kjo ndodhi një vit pasi një gazetë daneze publikoi karikaturat e Profetit.

Karikatura shkaktoi zemërim dhe bëri që kryeministri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt të takonte ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të zbutur situatën. Menjëherë më pas, Al-Kaeda në Irak ofroi një shpërblim prej 100,000 dollarë për vrasjen e tij.

Në deklaratën e policisë, thuhet se është ende e paqartë se si ndodhi përplasja, por fillimisht nuk ka dyshime që dikush tjetër ishte i përfshirë.