Vendosni fjalën kyçe....

Bien aplikacionet në pronësi të Facebook


Aplikacionet Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook në pronësi të Mark Zuckerberg nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën.

Ende nuk dihet se cili është shkaku ndërkohë që shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.

Jo vetëm përdorimi në telefonat inteligjent por edhe serverat e kërkimit në web nuk punojnë për të katërt aplikacionet.