Miratohet propozimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare fizikisht, dhe jo online.
Vendimi është marrë sot në Konferencën e Kryetarëve.
Mirëpo sipas këtij vendimi, anëtarët e komisioneve do të duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.
Kujtojmë se anëtarët e Partisë Demokratike, kanë kërkuar vazhdimisht me ngulmim që mbledhjet e komisioneve të zhvilloheshin fizikisht në salla dhe jo më online, duke argumentuar se kjo cënonte transparencën dhe mbyllte gojën opozitës.
Projekt-vendimi:
- I. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit c;ertifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.
- II. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.
- III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.
- IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.