Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Rrugores: Si do të funksionojë pajisja inteligjente, punon edhe në errësirë


Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon.

Në një deklaratë për mediet, drejtori i Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu foli për këtë ndryshim dhe dha detaje mbi mënyrën se si funksionojnë pajisjet inteligjente.

Kjo pajisje është e dedikuar të vendoset vetëm në mjet. Bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjet, në varësi të sinjalistikës. Psh. këtu jemi me 90 km/h dhe ajo vendoset me 90 km/h, duke kapur në mënyrë automatike çdo shkelje. Kemi të dhënat e dosjes së çdo drejtuesi mjeti, i cili ka vendosur adresën e banimit. Kjo pajisje dhe procedura e punës, përcakton qartë rregullat. Nga momenti i konstatimit të shkeljes, dhe të gjitha shkeljet që do të jenë me masë të tërheqjes së lejes së drejtimit, do të shpallen nën alert.

 Eksperiencën e kemi si polici rrugore që i shpërndajnë nëpërmjet postës dhe strukturave të polics, kemi të dhënat e dosjes së çdo shoferi që ka vendosur adresën, nga momenti i konstatimit të shkeljes, printimi i gjobës dhe ato gjoba që do të jenë me masë plotësuese për heqje të patentës, do të vihen në alert. Dhe nëse policia do e konstatojë, do i jap masë këshilluese dhe do e drejtojë drejt. Ka marsh brenda pajisja, nëse është mbi 90 km, do të vazhdohet me masë administrative dhe më pas masa plotësuese.”– deklaroi Ziu.

Mes të tjerash, Ziu shtoi se “Pajisja punon në mënyrë të pavarur. Ta ketë bindje çdo shofer, që kjo pajisje nuk pranon ndërhyrje. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori bën printimin, pasi ato janë të identifikuara, si shpejtësia, si rripi, si telefoni. Pajisja punon edhe në kushtet e errësirës.”