Vendosni fjalën kyçe....

Kurti paralajmëron uljen e importeve nga Serbia: Synojmë rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Shqipërinë


Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka paralajmëruar se vendi do ulë importet nga Serbia përmes masave të tjera që do merren nga qeveria e drejtuar prej tij.

Sipas kreut të qeverisë, synimi i qeverisë së tij është rritja dhe forcimi i bashkëpuninimit ekonomik e tregtar me Shqipërinë.

Ai e bëri deklaratën gjatë seancës plenare duke iu përgjigjur kreut të AAK-së, Haradinaj, i cili tha se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, importet nga Serbia kapin mbi 100 milionë euro.

“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë.” – tha Kurti.