Vendosni fjalën kyçe....

Mbappe kërkoi largimin nga PSG-ja që në korrik, klubi nuk pranoi ofertën e Real Madrid


Sulmuesi i klubit francez PSG, Kylian Mbappe, deklaroi se që nga korriku u ka thënë drejtueseve të klubit se dëshiron të largohet.

Televizioni RMC Sport ka transmetuar një fragment të intervistës me Mbappe-n që do të transmetohet në tërësi nesër. Në pjesën hyrëse, Mbappe tha se gjatë periudhës së transferimit veror ai nuk ka dashur të zgjaste kontratën e tij me PSG-në dhe konfirmoi se Real Madridi u përpoq ta merrte atë në radhët e tyre.

“PSG kërkoi kompensim për atë transferim. Ky është një klub që më ka ndihmuar shumë. Kam qenë këtu për katër vjet dhe jam i lumtur. U thashë se do të qëndroj nëse ata nuk duan që unë të shkoj”, tha Mbappe.

Mbappe ka hedhur poshtë pretendimet e mediave se ai ka refuzuar ofertat që PSG i ka dhënë për të zgjatur kontratën e tij, si dhe pretendimet se ai nuk dëshiron të flasë me drejtorin sportiv Leonardo de Araujo.

“Para këtyre spekulimeve, unë i thashë në korrik klubit se doja të largohesha”, tha Mbappe.

Leonardo njoftoi në gusht se PSG kishte refuzuar ofertën e Real Madridit prej 160 milionë eurosh për transferimin e Mbappe-s.

Kontrata e tij me PSG-në përfundon në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.